Friday, July 24, 2009

A story from a dead artist

This one is written by Adhurim Lako. He was a writer that didn't want to publish his writings. All his life he has done translations, and those are the only writings he has ever agreed to publish. He passed away on 2006 and some of his friends have collected his stories and have printed a book. To respect his will, they will not publish it. The book will be handed to some of his close friends and they will pass it to others, and so on. To tell the truth I didn't know him until now. I know his brother, Bujar Lako, that is one of the good Albanian actors. Apparently, Adhurim had wanted to be an actor too and he believed that he could have been a better actor than his famos brother. Too bad I heard about him so late, but i am happy that I could get one of his stories. This one here, "The bus", reminds me my childhood. All he says here, brings me back when I was a child and used to get on the bus to go to visit cousins. Later on, I stared taking a bus every morning to go to high school and everything he says here is so real.
Once again, I have to ask forgiveness to my non-Albanian friends for not translating this. His language is very rich and I am affraid I will not be able to bring all the colors of his words in English for you.


Autobusi

Sepse më vinte mirë të rrija ca më gjatë sot në shtrat e të kotesha ndër thellat e kohës. Cm‘u kujtua koh‘e shkuar

Përgjithësisht, unë mëngjeseve ngrihesha në orën 6 dhe, si përshëndetje për ditën e re, merrja ca shqelma prapanicës në Autobusin që më shpinte në punë.

Nuk e di se si, po gjatë rrugëve mendoja ca gjëra të çuditshme; dikush, p.sh. ishte i kënaqur që autobusi ishte plot, ndërsa dikush tjetër ishte i lumtur vetëm nga mendimi se gjendej bashkë me tufën, paçka nga të shtyrat e nga disa të shara që nuk mund t‘i përmend këtu.

Çdo ditë shihja të njëjtat fytyra që kundronin me kureshtje njëri-tjetrin sikur mos ta kishin parë kurrë.

Ka nganjëherë edhe kështu; ja p.sh., një ditë vura re njërin, nuk e di përse ishte aq entuziast, ndoshta ngaqë rrinte pranë shoferit.

Mbaj mend njëherë, dikush më ka thënë se kur doli nga autobusi kishte gjurmën e një take në mëngën e xhaketës, kjo tregon se të udhëtosh nuk është aq e thjeshtë sa pandehet. Megjithatë unë mendoj se ia kam marrë dorën kësaj pune. Edhe sikur të dukej e pamundur hyrja në autobus, përvoja më kish mësuar të gjeja edhe unë një vend aty.

Ndodhte ndonjëherë që xhami i madh anësor të mungonte krejt e atëherë unë përfitoja të ulesha në karrikën pranë tij sepse dihet që njerëzit janë "delikatë" e kanë frikë se mos u ngjallet ndonjë flamë e vjetër. Ç‘është e drejta, unë e paguaja këtë me nja dy-tri ditë kollë e hundë, po të paktën isha i kënaqur se më në fund e bëja një rrugë, i strukur aty më vete, duke parë vetëm pallate ngjyrë gri e me njolla të bardha nga plaçkat e nderura aty-këtu, apo njerëz të kërrusur që nxitonin drejt vendeve të punës, e thosha me vete se ky dekor nuk ka për të ndryshuar kurrë, në jetë të jetëve.

Mua më pëlqen shumë të fle. Atëherë kuptohet se sa e vështirë është të çoheshe në një orë kaq të shpejtë e të ngisje pas autobusit sikur kjo të ishte vendimtare për jetën tënde. Rastiste që edhe të mos hipje dot! Atëherë, të them të drejtën, nuk ndjehesha mirë, sepse shihja që përtej xhamave më vështronin të gjithë ata që kishin mundur të hipin, e në një mënyrë sikur të kisha bërë ndonjë faj të rëndë!

Eh, sa vjet kanë shkuar! Megjithatë, erdhi një çast e sikur ndryshoi pak. Erdhën ca autobusë të rinj dhe sepse ndjeheshe i ngushëlluar për diçka të pakuptueshme. Në fillim, njerëzit kishin mjaft frikë pej tyre. Porsa hipnin, përpiqeshin të ishin të shkujdesur sikur nuk kishte ndodhur gjë, megjithatë e përshëndesnin njeri-tjetrin sikur të ishin përpara eprorëve të tyre.

Epo, kjo kohë kaloi shumë shpejt dhe autobusi i ri dhe i bukur, i ardhur nga larg, u kthye në një karakatinë dhe njerëzit hipnin si më parë në to, pa çarë kokën më për frikën e dikurshme. Prapë britmat dhe zëniet morën hov, e u shtuan ca më tepër, se dihet që hallet e njerëzve nuk kanë të sosur. Ndodhte nganjëherë të shihje tek mbylleshin dyert e fuqishme e të mbetej jashtë tyre ndonjë çantë e panjohur që përpiqej majtas e djathtas të tërhiqte me zor pas saj të zotin a të zonjën.

Nganjëherë mendoja se do të ishte më mirë të blija një biçikletë, po ç‘është e drejta, biçikleta nuk e di se si, … po edhe me të nuk i kam punët mirë, ndofta ngaqë kam mësuar shumë vonë ta ngas dhe; po sikur të më prishej? Nga do t‘ia mbaja unë i ziu me këto pak njohuri që kam mbi mekanikën? Shpesh më ndodhte të shihja me habi disa njerëz që e kishin përdorur për një kohë të gjatë. Rastisi që iu qava një mikut tim për këtë hall dhe ai u zotua se do t‘më ndihmonte në çdo avari që do t‘mund të më ndodhte.

Eh! Endërra të shkuara!

Unë prapë vazhdoj të udhëtoj me autobus duke kënduar me vete i përgjumur; "Love, love me do".

Thursday, July 2, 2009

My Master

I was trying to figure out what is the male version of Mistress, and I found is Master?!! Sort of too much for what the Master is used nowadays, very far from what Mistress is used for. But anyway, this is not what I want to write about, is rather about my master, the one that I open my heart and let my self show everything. Is the one that knows very well how I feel, who do I miss, what do I want, when I need attention, where do I want to rather be. Is the one that has seen me mad, sad, glad, happy, angry, crying, smiling, laughing, singing, talking, planning, expecting, dreaming. Is the one that knows by name everyone around me and how I connect with them, how much each of them means to me, who would I want to have beside me. Is the one that has seen me dressed up, in old clothes, all makeup done, skin out of control, early in the morning, late at night, cold snow day, hot summer heat, sweating and stinky, smelling like a rose, curly and wet, straight and dry, full of energy, tired, touching the sky, lost without hope.
I only wish that was a human. It is my car!


Is my beautiful car that all asks from me is gas, service check three times a year, clean when I feel like and windshield fluid. Has a huge room for me and everyone I want to take for ride. Is flexible and can lower the back seats to make room for stuff that I decide to buy. Plays any song I want to hear, tells me all the news about the World, takes me everywhere I want to go, whenever I want to go and never complains that is tired of me. Waits for me outside the door and winks every time I push a button. Can blow cold or hot air to keep me comfortable. Can adjust the seat to fit better to the height of the heels I am wearing. It can also warm the seat on winter days! Never tells me that my singing sucks. Never eats my groceries that I load into it. Listens to everything I say just like a psychiatrist without judging me, just accepting me for who I am. I say everything to my car, EVERYTHING! Nobody knows more about me than that car. And still comes with me everywhere I want to go, doesn't complain about my mood swings, doesn't tell to other cars about me and always shows the correct time. I really LOVE my car, my Master! I only wish it was a human.